Sot në Berat u luajt sfida e 17-vjeçarëve, mes Tomorit e Bylisit, që përfundoi me një rezultat të pabesueshëm, 10-1.
Në pak më shumë se një orë lojë Tomori e “masakroi” në gola Bylisin e varfër, që në 7 ndeshje kampionati ka vetëm 1 pikë dhe ka pësuar gola pa fund.
Tomori luajti me një lojtar më pak për shumë minuta në pjesën e dytë, por e veçanta e sfidës është se trajneri Santiliano Dule pas një ore lojë u bëri thirrje dhe më pas urdhëroi lojtarët e tij që të mos shënonin më, duke e parë që kundërshtari ishte tepër modest dhe i dorëzuar.
Në futboll nuk duhet ndalur asnjëherë për mëshirë ndaj kundërshtarit, por nga ana tjetër mund të thuhet se gjesti i Dules është i bukur, sepse në futboll duhet edhe respekt dhe nuk duhet poshtëruar kundërshtari.