Çudia e vitit/ Mënyra komike sesi Duro shkarkoi ndihmësit në kafe: Ou, faleminderit që më krahasove me Maradonën

Çudia e vitit ka ardhur nga Kosova sa i përket trajnerit shqiptar Klodian Duro, i cili ka marrë drejtimin e Feronikelit. Gazetarja Qëndresa Krelani ka thënë se në Kosovë do të pritet si “Zoti” dhe do t’i falen të gjitha gabimet pasi ka luajtur më parë me Kombëtaren e Shqipërisë. Megjithatë Krelani nuk mund të imagjinonte se situata do të mbërrinte deri në pikën aktuale.

Duro ka shkarkuar dy ndihmësit e tij te Feronikeli, Ramiz Dervishi dhe Avni Hasani. Ky i fundit ka akuzuar trajnerin e Feronikelit se ka luhatje psikike dhe që në momentin që mbërriti në skuadrës ka sjellë edhe dhunën. Si të mos mbyllej me kaq, “Gazeta Olle” tregon arsyen qesharake se përse Duro ka pushuar ndihmësin tjetër, Ramiz Dervishin. Teksa ish-lojtari i Kombëtares së Shqipërisë po tregonte në lokal eksperiencat e mëdha që ka pasur në karrierë dhe te kuqezinjtë në Kombëtare, Dervishi i ndërpret bisedën: “Edhe Maradona ka qenë lojtar i madh, por dështoi si trajner”.

Duro nuk e ka duruar dot përgjigjen e ndihmësit të tij: “Ou, faleminderit që më krahasove me Maradonën”. Në atë moment ka dalë jashtë lokalit duke telefonuar një prej kryetarëve të skuadrës, duke u kthyer që t’i komunikojë edhe shkarkimin Dervishit. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online