VIDEO/ Serbia humbet në finale dhe jashtë Europianit, Skocia i jep birrat për ta parë nga shtëpia

Finalet e Ligës së Kombeve kanë thënë fjalën e tyre mbrëmjen e sotme, duke vendosur edhe pjesëmarrësit e fundit për në Euro 2021. Një ndeshje e stërzgjatur ka qenë ajo mes Serbisë dhe Skocisë, që në fund ka përfunduar me festën e skocezëve.

Christie shënon golin e parë të tëkimit në pjesën e dytë, duke kaluar në avantazh Kombëtaren e tij. Por kur dukej se kualifikimi ishte pranë, Luka Joviç “zgjohet“ nga gjumi letargjik në minutën e 90 për të shtyrë gëzimin e skocezëve.

Minutat shtesë nuk mjaftuan sërish për të dhënë verdiktin final të ndeshjes dhe në lojë hyn ruleta e penalltive. Nga pika e bardhë Skocia tregohet më e saktë dhe falë pritjes në fund të portierit të tyre shpërthejnë në festën legjitime, teksa pas shumë vitesh e gjejnë veten në një kompeticion kaq madhor sa Europiani. Serbia mbetet kështu jashtë Euro 2021, teksa kundërshtarët mbrëmjen e sotme u kanë dhënë birrat për ta parë nga shtëpia, pasi në fushën e lojës nuk mund të jenë të pranishëm./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

https://twitter.com/noobfcb/status/1327014538882002944

https://twitter.com/noobfcb/status/1327001839846481920

https://twitter.com/noobfcb/status/1326992024676028416

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online