Çuditë nuk kanë fund në Europë. Pas befasisë së Kupën e Gjermanisë, ku Zarbrykeni eliminoi Bajernin dhe Frankfurtin, si dhe befasië së Kupën e Italisë, ku Napoli u mposht thellë 0-4 nga Frozinone, çudia e radhës ndodh në Hollandë.
Ajaksi i ka thënë lamtumirë Kupës së Hollandës pas humbjes 3-2 nga Herkulesi. Këta të fundit janë një ekip amator që garojnë në ligën e katërt holandeze, ku deri më tani renditen në vendin e 10 në tabelën e klasifikimit. Një ngjarje e papreçendentë në historinë e lavdishme të Ajaksit./Halit Delibashi-Sport Ekspres/