VIDEO/ Girona lëshon terren në La Liga, i jep mundësinë Realit t’i bashkohet në krye të tabelës

Girona është surpriza e madhe e këtij sezoni. Skuadra katalanase po shkëlqen në La Liga, ku numëron vetëm një humbje në 18 ndeshje dhe udhëheq tabelën e klasifikimit. Por ekipi i drejtuar nga Michel-i, ka lëshuar terren, si rrallë herë deri më tani në kampionat. Girona ka barazuar në transfertën e sotme me Real Betisin.

Dovbyk-u kaloi në avantazh miqëtë në minutën e 39, kur u tregua i saktë nga pika e bardhë e penalltisë. Por kur ndeshja po shkonte drejt fundit, Real Betisi i rrëmbeu barazimin kundërshtarit. Pezzella e dërgoi topin në rrjetë në minutën e 88 dhe fiksoi shifrat përfundimtare në 2-2. Girona humb dy pikë mjaft të vlefshme në La Liga, duke i dhënë mundësinë Realit të Madridit t’i bashkohet në krye të tabelës. “Los blancos“ kanë një ndeshje më tepër për të zhvilluar dhe tre pikë më pak se Girona./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online