Kategoria e Parë mbledh tifozët në stadium! Elbasani dhe Bylisi ndahen në barazim, mallakastriotët ruajnë kreun

Mbrëmjen e sotme është luajtur dueli më i rëndësishëm i Kategorisë së Parë. Elbasani dhe Bylisi janë ndeshur për kreun e renditjes, duke ngjallur një interes të madh edhe te tifozët. Kategoria e Parë e futbollit ka mbledhur tifozët në “Elbasan Arena“, të cilët kanë shijuar 4 gola mbrëmjen e sotme. Ishin vendasit ata që kaluan të parët në avantazh me anë të Grecës, i cili e ndali topin në rrjetë në minutën e 26 të takimit. Elbasani e përfundoi pjesën e parë në epërsi, ndërsa në të dytën erdhi edhe kundërpërgjigja e mallakastriotëve.

Bylisi mori frerët e lojës në dorë në fraksionin e dytë të lojës, duke shënuar dy herë në portën kundërshtare. Jefferson-i ktheu baraspeshën në minutën e 57, ndërsa Camara përmbysi shifrat në të 64-tën. Por 7 minuta më pas, ishte Telushi ai i cili fiksoi shifrat në 2-2, të cilat mbetën të pandryshuara deri në vërshëllimën e fundit të arbitrit. Në fund, skuadrat marrin të dyja nga një pikë dhe Bylisi ruan kreun e klasifikimit, me 3 pikë më tepër se Elbasani./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online