Analiza e Partizani-Tirana/ Seferi, luhet futboll edhe në Shqipëri! Taktika e skuadrave në derbi

Nga Oltijon Kërnaja

Partizani-Tirana! Derbi, edhe njëherë tjetër u vërtetua se nuk luhet, por fitohet!  Nuk mbahet mend loja e bukur, por rezultati në fund të takimit! Partizani vinte me rreshtimin 1-4-3-3

Hoxha

Mala-Bitri-Belica-Hakaj

Murataj-Broja-Cordeiro

Asani-Solomon-Bardhi.

Tekniku Daja kishte vendosur të rikthente Malën, në pozicionin e mbrojtësit të djathtë, si para dy sezonesh kur Partizani doli kampion! Futbollisti përsëri tregoi se ka potencial të madh, nga krahu i tij nuk kalon asnjë. Pjesa tjetër e mbrojtjes është e palëvizur, kjo edhe për shkakun se Partizani nuk ka lojtarë të tjerë në ato pozicione.

Në mesfushë përkrahë Brojës u vendos Murataj dhe Cordeiro, dy mesfushorë qëndre që sulmojnë shumë hapësirat boshe mes reparteve dhe zonat mes mbrojtësve të qëndrës dhe mbrojtësve të krahut. Jo rastësisht rastet më të mira të Partizanit i kishte Cordeiro, që gjatë gjithë ndeshjes ka sulmuar hapësirat që krijoheshin mes Najdovskit dhe Hoxhallarit.

Ndërsa sulmi vinte me Asani-Solomon -Bardhi. Përveç Asanin që e ka pozicionin e deklaruar, Bardhi dhe Solomon po ndryshonin rolet për të mos lënë një pikë referimi. Kjo sillte prishjen e rreshtimit te mbrojtësit e Tiranës. Tirana vinte me rreshtimin 1-3-5-2

Bekaj-

Toshevski-Najdovski-Hoxhallai

Halili-Torasa-Batha-Toli-Ismajlgeci

Muci-Seferi.

Tekniku Dede nuk ndryshon rreshtim, pavarësisht emrave që mund të ndryshojnë. Reparti i mbrojtjes përbëhej nga Toshevski-Najdovski-Hoxhallari të ndihmuar nga Halili-Ismajgeci. Gjatë gjithë ndeshjes kishte probleme në dublimet e lojtarëve. Përveç Halilit që dihet se nuk ka cilësi për të mbrojtur, u krijuan probleme nga krahu i Hoxhallarit dhe Ismajlgecit.

Qëndra e mesit të fushës i përkiste: “Batha-Torasa-Toli”. Këtij të fundit i ishte kërkuar që të ndihmonte më shumë në lojën mbrojtëse, por asnjëherë nuk e bëri siç duhet. Për këtë arsye në shumë raste ishte Batha që duhej të bënte këtë rol. Torasa nuk është akoma në gjendjen e tij dhe nuk tregon asnjë shenjë në 82 minuta. Sulmi i Tiranës i përkiste dyshes Muçi-Seferi.

Por ajo që Seferi duhet të kuptoj është se nëse ka ardhur në kampionatin shqiptar, duhet të djersisi shumë, pasi edhe këtu luhet futboll. Egoizmi i tepruar i tij, ku asnjëherë nuk i shërbeu shokët e skuadrës. Tirana ka vuajtur për një yll në sulm dhe ky yll nuk mund të humbas rastin me portën bosh. Përsëri Tirana ka vështirësi në sulm, mundohet që të zgjidh ndeshjen në mënyrë individuale. Te Tirana duket se është prishur ajo fryma e grupit e sezonit të kaluar, ekipi nuk luan si një trup i vetëm dhe kjo shihet te veprimet e lojtarëve. Ndërsa te Partizani shihet grupi kompakt, ku lojtarëve zbatojnë detyrat e tyre me përpikmëri. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online