Ardian Cuculi ishte kapiteni i skuadrës pas daljes së Besar Musollit nga fusha e lojës. Ndonëse vetëm pak kohë me skuadrën falë eksperiencës së tij drejtuesit e graduan sot në Durrës. Vetë lojtari tregohet i lumtur për këtë sukses në “Niko Dovana” teksa për “Gol pas Goli” në “Supersport” prek disa tema.
Fitorja në Durrës
Jemi të lumtur për këtë sukses. Nuk është e lehtë të fitosh në Durrës sidomos këtë edicion. Kanë lojtarë dhe një staf shumë të mirë. Përgëzoj çunat për lojën e treguar. Jemi të kënaqur për këtë fitore.
Skuadra
Ne luftojmë dhe ekipi ishte ri, na duhej pak kohë. Oreksi vjen duke ngrënë, ne duhet të jemi më këmbë në tokë. Kampionati është shumë i ekuilibruar, jemi me këmbë në tokë, por në rrugën e mbarë.
Eksperienca
Nuk mund të kërkojmë më shumë përgjegjësi nga lojtarët e rinj. Ne duhet ta ndihmojmë ekipin. Besoj se i kam ndihmuar skuadrës, i uroj sukses shkëmbit dhe stafit të tij e të arrijnë në Kupat e Europës.
Ekipi më i mirë se Kukësi
Nuk e kam parë ende një ekip më të mirë se Kukësi.
Shiriti i kapitenit
Është privilegj dhe përgjegjësi. E kam mbajtur dhe te Partizani dhe shkëndija. Është barrë, kënaqësi dhe krenari njëkohësisht.