Tirana ka gati pasardhësin e Ilion Likës, pranë firmës me portierin e talentuar

Mosha e Ilion Likës nuk premton gjatë dhe për këtë arsye bardheblutë kanë nisur të mendojnë për pasardhësin e tij. Padyshim që për një klub si Tirana brenda katërkëndëshit nevojitet një gardian që di të ofrojë siguri. Për këtë arsye kryeqytetasit kanë zgjedhur një talent si Visar Bekaj.

Bisedimet kanë kohë që kanë nisur, ndërsa “Zëri.info“ bën me dije se tashmë firma është pranë. Bekaj është një lojtar prej të cilit pritet shumë dhe vlerat e tij i ka dëshmuar me Prishtinën, ku në 33 ndeshje ka mbajtur portën të paprekur plot 18 herë. 23-vjeçari gjithashtu është pjesë edhe e përfaqësueses së Kosovës, ndërsa vlera në treg sipas “Transfermarkt“ është 275 mijë euro./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online