Çomo: Gati katër të huaj, një sulmues e dy mesfushorë

Dyndje afrikanësh te bardheblutë. Do të vijë një tjetër koloni, si sezonin e shkuar

Më 26 gushtin e shkuar Tirana zbuloi pak nga pak emrat e afrikanëve që luajtën gjatë gjithë sezonit bardheblu. Edhe këtë fund merkatoje, një tjetër valë afrikanësh do të vijë te Tirana. Menaxheri i klubit bardheblu Hektor Çomo, që është shumë i njohur në Afrikë ka bërë me dije se te Tirana do të afrohen katër afrikanë. Bëhet fjalë për një sulmues shumë i njohur dhe dy mesfushorë, ndoshta edhe një mbrojtës. Menaxheri ka refuzuar që të zbulojë emrat e lojtarëve, që do të afrojë te Tirana, po ka pranuar se një prej tyre është një emër i madh i futbollit ndërkombëtar, që më parë ka luajtur në nivele të larta në Europë. Të shohim se çfarë do të ndodhë. Çomo ka premtuar se katër lojtarët që do të vinë janë më të mirë se ata që ishin këtë sezon, përfshirë Mervejlin dhe Akuanë. Vjet ai shënjestroi në dy prej tyre, ndërsa katër të tjerë u kthyen mbrapsht.

Edhe Toni Mauexhe, sipas klubit mbërriti në Tiranë në mesnatë. Gjasat janë që ai të paraqitet në stërvitje që sot pasdite në fushën e “Skënder Halilit”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *