Partizani do të përballet ndaj Kukësit në ndeshjen e parë për fazën e dytë. Të kuqtë kërkojnë “hakmarrje” për humbjen e pësuar në fazën e parë, duke e nisur që nga çmimet. Për shkak se flitej për shifra disi të ekzagjeruara që u vendosën nga ana e Gjicit, këtë herë bileta më e lirë kushton 5 mijë lekë të vjetra. Kjo ka sjellë edhe revoltën e tifozëve në rrjetet sociale sa i përket çmimeve të kripura. /Sport Eksptes/
“INFORMACION PËR ÇMIMET E BILETAVE
FK PARTIZANI – KF KUKËSI
E HËNË 28 TETOR 18:00
Ju njoftojmë se për këtë takim çmimet e biletave në sektorët e Tribunave do te jenë si më poshtë.
Biletat në Tribunat: A1,A2,B1,B2 do të kushtojnë 2 000 Lek (të reja)
Biletat në Tribunat: C1,C2, D1,E,F,G1,G2, H1,H2 do të kushtojnë 500 Lek (të reja)
Tifozeria e kuqe do të ketë në dispozicion sektorët e Tribunave: A1,A2,B1,B2,C1,C2,D1,E,F,G1,G2
Tifozeria mike do të ketë në dispozicion sektorët e Tribunave: H1, H2
Biletat do të mund ti siguroni duke filluar nga dita e sotme e në vazhdim ora 10:00 deri 19:00 pranë pikës së shitjes, në stadiumin “Selman Stërmasi”.