Rei Manaj pati një shkëlqim mbrëmjen e djeshme, ku për 20 minuta bëri “çmendurinë”, teksa dhuroi një asist, fitoi një penallti të konvertuar në gol po nga ai, si dhe nxorri jashtë fushe dy lojtarë kundërshtar me karton të kuq. Megjithatë sulmuesi shqiptar duket ende larg ekipit të parë të Barcelonës. Në fjalën e thënë për mediat, trajneri i skuadrës B ka deklaruar se me përjashtim të Manajt, pjesa tjetër janë nën 23-vjeç dhe të gatshëm për të qenë nën urdhërat e Koemanit.
“Ju shikoni ekipin dhe me përjashtim të Rei Manajt ata janë të gjithë lojtarë U-23 që kanë një profil të pastër të ekipit të parë. Të gjithë janë nga akademia me atë ADN që ne njohim dhe me qëllim për të arritur ekipin e parë. Të kesh Kojadon është një luks. Pas sa keq e kishte sezonin e kaluar, duke humbur play off-in për shkak të dëmtimit. Këtë sezon ai gjithashtu filloi i dëmtuar, por tani ai është në një moment të bujshëm.
Koeman mund ta përdorë atë kur të dojë sepse është i ëmbël dhe në një nivel mbresëlënës si Lukas, Jandro, Niko, Komas, Konrad … Ata kanë luajtur në një nivel të jashtëzakonshëm. Ne kemi një skuadër djemsh shumë të rinj, të përgatitur me një profil të qartë të ekipit të parë dhe kur është e nevojshme ata do të jenë në gjendje ta përforcojnë atë”, ka thënë Garsia Pimienta./Halit Delibashi-Sport Ekspres/
Shikoheni dhe njehere perkthimin. Trajneri thote hiq Manaj pe rnga mosha, te tjeret jane nen 23 vjec.