“Nga momenti në moment vjen sulmuesi nga CSKA”, Halili: Nuk na erdhi mirë që Partizani kontaktoi Seferin

Refik Halili është i ftuar në emisionin “Procesi Sportiv” atje ku ka nisur që të komentojë edhe gjendjen aktuale të Tiranës. Për ta nisur pikërisht me punën e merkatos dhe mënyra sesi është punuar për të zhbllokuar tregun e transferimeve pas dënimit të FIFA-s. Presidenti i ekipit bardheblu ka shfaqur pakënaqësinë e tij për mënyrën sesi Partizani dhe Shkëndija e Tetovës kërkonin Taulant Seferin, pasi Tirana gjendej mes problemeve. Gjithashtu është theksuar se klubi do të zyrtarizojë edhe një futbollist bullgar që vjen nga CSKA.

“Çështja e zhbllokimit të merkatos? U desh shumë punë, punuam tre ditë për ta zgjidhur. Na erdhi edhe ne si bombë, pavarësisht se gjyqi kishte nisur më herët. Megjithëse nuk jemi fajtor, ishim të detyruar për të mbyllur shumën e duhur. I është detyrimi është 344 mijë euro për të zhbllokuar merkaton. Ishte një goditje e rëndë kjo, na kishin thënë që nuk do të kishte probleme, por e kemi kaluar edhe këtë. Nuk na erdhi mirë që klubet nisën të kontaktonin Taulant Seferin pasi na ishte bllokuar merkato përkohësisht. Kishte shumë telefonata te menaxheri i tij nga Partizani dhe Shkëndija e Tetovës. Merkato? Unë nuk pranoj humbje dhe do t’i shfrytëzojmë këto ditë për të bërë diçka të mirë. Sonte, nga momenti në moment, do të zyrtarizojmë edhe një tjetër sulmues bullgar në klubin e CSKA. Është thuajse e mbyllur dhe do të ecim përpara drejt titullit. Sot ka ardhur në fushë Celhaka dhe Kale”, u shpreh Halili. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online