Çmenduria/ Manchester City arrin marrëveshjen me lojtarin e Anglisë, Jack Grealish është më i shtrenjti në historinë e Britanisë

Sa herë që Pep Guardiola kërkon që të marrë një futbollist tek Manchester City, drejtuesit e klubit kanë shkopin magjik për t’i plotësuar kërkesën. Nuk ka rëndësi rivaliteti i madh për futbollistë të caktuar. Ajo që nuk mund të blihet me para lehtë, mund të blihet me shumë para.

E në këtë koncept Manchester City ka arritur marrëveshjen me Aston Vilën për transferuar Jack Grealish. Mesfushori i Anglisë është produkti i dalë nga akademia e Aston Vilës ndërsa shihet me potencial të madh. Gjithashtu edhe në Kombëtaren e tre luanëve po fiton gjithmonë e më tepër hapësirë, ndërsa në ndeshjen e fundit dha asist për Sterling.

Manchester City ka arritur marrëveshjen paraprake me Aston Vilës që ky transferim të kryhet për 100 milionë paundë. Bisedimet po zhvillohen me shpejtësi të madhe dhe gjithçka do të zyrtarizohet pas Europianit. Nëse nuk do të ketë të papritur, futbollisti 25-vjeçar kthehet në më të shtrenjtin në historinë e futbollt britanik. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online