“Ndenja 9 orë pa gjumë pas Polonisë”, rrëfimi tronditës i Moratës: Mesazhe edhe për fëmijët

Asgjë nuk shkon mirë për Alvaro Moratën në këtë kampionat europian me Spanjën. Sulmuesi po humbet raste të pastra dhe të pabesueshme, ndërsa gjendja psikologjike po rëndohet edhe më shumë nga komentet e marra.

Në një rrëfim të fundit Morata tregon se po i urohet më e keqja edhe për fëmijët. Situata kulmoi në barazimin e Spanjës ndaj Polonisë, ku u shpërdoruan të tjera raste nga sulmuesi.

“Isha 9 orë pa gjumë pas ndeshjes kundër Polonisë. Kam marrë kërcnime, fyerje ndaj familjes time, se shpresojn që fëmijët e mi të ndërrojnë jetë. Më shqetëson që gruaja ime duhet të jetojë në këtë situatë dhe fëmijëve të mi t’u tregohet gjithçka. Thjesht e tmerrshme”, u shpreh Morata. /Sport Ekspres/

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online