Malmo, skuadra suedeze ku aktivizohet Egzon Binaku, është përfshirë në një stuhi kritikash nga vetë tifozët e klubit. Arsyeja për këtë është tarifa prej 90 kronash suedeze për të parë ndeshjen miqësore ndaj IFK Malmos (skuadër e së njëjtit qyteti.)
Nuk po flasim për çmimin e një bilete, pasi 90 krona (8.7 euro) për një biletë është krejt normale për standardet e jetesës në vendin nordik. Tarifa e lartpërmendur është për të drejtën e të parit online të takimit.
Kjo është cilësuar e papranueshme nga tifozët, të cilët kanë bërë komente të ndryshme në rrjetet sociale, ku shprehur kundërshtitë e tyre për këtë vendim të klubit, që është më i fuqishmi në Suedi nga aspekti financiar.
Fundja, takimi i sotëm ishte ndaj një skuadër amatore që luan në kategorinë e katërt angleze, do të ishte mëse e kuptueshme, nëse e njëjta tarifë do të përdorej në rast të një miqësore luksi ndaj një ekipi me emër ne Europë.