Çmenduri/ Vetëm për t’u kthyer në ekipin e zemrës, Robinjo pranon rrogën 1 euro e 53 cent në muaj

I lindur dhe i formuar në ekipin e Santosit, Robinjo do të bënte jehonën e madhe duke u transferuar te Reali i Madridit. Një prej futbollistëve brazilian që e ka zbukuruar më tepër futbollin, me driblimet dhe kontributin e tij që e ka dhënë në shumë skuadra të njohura. Së fundmi ishte pjesë e Bashkshehirit në Turqi, atje ku u fitua edhe titulli kampion.

Teksa mbrapa shpinës mbahet numri “36”, i viteve që ka kaluar dhe jo numri i fanellës, Robinjo e ndien detyrim që të jap kontribut për ekipin që e formoi. Për këtë arsye futbollisti i njohur ka kërkuar me çdo kusht një rikthim te Santosi.

Duke marrë parasysh gjendjen e vështirë financiare që janë duke kaluar klubet, Robinjo ka pranuar që të gjendet akordi për një shifër simbolike që është një çmenduri më vete. Vetëm 1 euro e 53 cent do të shkojnë në llogaritë e Robinjos pas një muaji, deri në fundin e këtij viti. Më pas paga do të prekë 60% të shumës dhe pas marsit do të përfitohet e plotë, për dy vitet e ardhshme. Megjithëse këto shuma që do të përfitohen nuk janë mësuar ende, padyshim që Robinjo është duke bërë gjithçka për t’i kthyer nderin Santosit që e formoi si futbollist. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online