Se anglezët janë tifozë të çmendur dihej nga të gjithë, por se do të arrinin deri në pika të tilla nuk e mendonte askush. Në shtetin ku u shpikën rregullat e futbollit, tifozët e Mançester Junajtit nuk kanë ndonjë simpati të madhe për Zhose Murinjon.
Ata kanë marrë vesh se për të shkarkuar portugezin klubi duhet të paguajë 12 milionë paund. Në kushte të tilla, tifozët e “djajve të kuq” kanë menduar një mënyrë origjinale për të larguar 55-vjeçarin nga drejtimi i klubit.
Një fond me donacione është hapur nën emrin “GoFundMe”. Qëllimi kryesor është mbledhja e 12 milionë paundëve për të shkarkuar numrin një të stolit. Një shifër e konsiderueshme është mbledhur deri tani, ndërsa kjo iniciativë u përhap me shpejtësi të madhe. Murinjo duhet të ndihet i rrezikuar!