Porto njihet si një ndër klubet që përfiton më së shumti nga shitja e lojtarëve, me talente të shumtë që kanë shpërthyer me fanellën e portugezëve. Gjithsesi, rasti më i fundit nuk ka të bëjë me një talent.
Musa Marega është sulmuesi 28-vjeçar, i cili prej dy sezonesh po bën mjaft mirë me Porton, me këta të fundit që do të mbushin arkat nga shitja e tij. Siç raporton “A Bola”, marrëveshja është mbyllur dhe Marega do të kalojë te Uest Hemi për plot 40 milionë euro.
Marega është blerë në vitin 2016 për vetëm 5 milionë euro dhe tashmë duket se do të shitet për 8-fishin e vlerës që u ble. Këtë sezon sulmuesi nga Mali ka shënuar 11 gola, ndërsa sezonin e shkuar 22 gola.