Ernest Muci ka shënuar një gol fantastik te Legia e Varshavës. Ish-lojtari e Tiranës qëndroi në stol deri në minutën e 93. Austria e Viennës ngushtoi diferencat në 3-4 dhe ndeshja po shkonte në 30 minutat e shtesës.
Por në fund ishte Muci që mbylli gjithçka. Sulmuesi shqiptar realizoi në mënyrë fantastike duke gënjyer rivalin me një stopim topi dhe më pas gjeti saktesisht rrjetën. Kështu Legia kaloi në Play Off të Conference League. /Sport Ekspres/