Nëse PSG është ngopur me triumfet në Francë dhe tashmë mendon vetëm për Europën, bën mire që të shkojë deri në fund në Champions League, sepse përndryshe do të bëhet gazi i botës.
Sot kampionët e Francës u eliminuan bujshëm në çerekfinalet e Kupës së Ligës, duke pësuar humbjen e parë pas 50 ndeshjesh në kupë dhe duke u mundur për herë të parë prej 2012 në shtëpi në kupë.
U duk e lehtë, por Guingamp i vendit të fundit në Ligën 1 fitoi bujshëm 2-1, në një ndeshje të çmendur.
Tuhel hodhi në fushë më të mirët dhe në pjesën e dytë u fut edhe Edinson Kavani, por pas një ore lojë Markus Turam humbi 11-metërsh, duke gjuajtur disa metra mbi traversë. I pafat në atë rast 21-vjeçari, i biri i legjendarit Lilian Turam, por në fund e shleu gabimin.
Pak minuta më vonë Nejmar shënoi dhe u duk se mori fund, por në minutat 83 e 92 Guingamp fitoi edhe 2 penallti të tjera.
N’Gbakoto dhe në shtesë Turam (e fitoi vetë penalltinë, shënoi paksa me fat) nuk gabuan, me Guingamp që mori një fitore të madhe, duke kaluar mes 4 të mirave, ku ka surpriza të mëdha.
Monako fitoi sot me penallti nga Renës dhe tashmë Tieri Henri ëndërron trofeun, por në lojë janë edhe Guingamp, Bordo e Strasburg. Kupa e çudirave…
1 – Guingamp are the first team to defeat Paris in domestic cup competitions since Montpellier in January 2014 (2-1 in the last 32 of the Coupe de France). Earthquake. pic.twitter.com/rhm7aBoRzm
— OptaJean (@OptaJean) January 9, 2019