“Çmenduri kur e mendon finalen e Kupës”, flet Armando Broja: Dua të shënoj 3 gola në ndeshje

0

Armando Broja është çelësi i suksesit gjatë këtij sezoni te Viteshe. Falë golave të sulmuesit shqiptar, ekipi holandez ka bërë një kampionat të mirë teksa renditen në vendin e katërt. Gjithashtu kanë arritur që të kualifikohen edhe në finale e Kupës së Holandës, atje ku përballë tyre do të gjejnë Ajaksin.

Por a është i kënaqur Armando Broja? Arritja është fantastike dhe vetë sulmuesi nuk e fsheh kënaqësinë. “Është çmenduri kur e mendon se do të luajë në një finale që në sezonin tim të parë”. Megjithatë nga ana tjetër Broja nuk kënaqet kurrë me performancën e treguar, duke kërkuar më shumë nga vetvetja.

“Ndihem mirë tani. Kam edhe shumë besim në ndeshje dhe jam shumë i lumtur që ekipi po fiton përsëri. Është e mrekullueshme si gjithë pjesa tjetër e Viteshes. Të luash një finale të Kupës do të jetë arritje e madhe edhe për mua. Është çmenduri ta mendosh që do të luash menjëherë një finale Kupe në sezonin tënd të parë. E pres me padurim që ta rikthejmë Kupën këtu. Prisja ulje-ngritje në këtë sezon. Nuk jam kurrë i kënaqur. Nëse mund të shënoj tre herë në një ndeshje, e dua me patjetër që ta arrijë. Nuk mund të kënaqem me një ose dy gola”, ka thënë Armando Broja. /Sport Ekspres/

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.