“Gjici dhe Kapllanaj nuk kanë lidhje me futbollin”, ish-trajneri i Kukësit dhe Bylisit: Janë si Skënderbeu me internetin

Trajneri i njohur nga Kosova, Naxhi Shemsoji, ka qenë i ftuar në emisonin “Arena Sportive” në “RTK”, ku ka folur edhe për Superioren. Shemsoji mbart një karrirë të pasur, ku ka provuar të ushtrojë profesionin e tij edhe në stolin e Kukësit dhe Bylisit. Por këto eksperienca nuk kanë qenë fort të kënaqshme për të, teksa shprehet se në Shqipëri nuk i duan trajnerët nga Kosova. Madje ka nuk e ka kursyer eedhe humorin, pasi shton se presidenti Gjici dhe Kapllanaj kanë aq njohuri me futbollin sa mund të kishte Heroi Kombëtar, Skënderbeu, me internetin.

“Shumë herë më kanë pyetur në Azerbejxhan nëse filozofia ime është nga futbolli turk apo jugosllav. E kam thënë këtë gjë dhe nuk kam arsye përse ta fshehim. Unë e kam transmetuar filozofinë e futbollit jugosllav dhe për këtë duhet të flasim me argumente. Kjo është njëra ndër arsyet përse ndoshta në Shqipëri xhelozojnë. Atje nuk i duan trajnerët nga Kosova, unë isha i pari dhe me gjas kam mbetur i fundit, pasi që askush më tjetër nuk ka shkuar.

Të dish dhe të duash janë dy gjëra krejtësisht të kundërta. Ata që financojnë në klubet sportive janë si Skënderbeu me internetin. Shembull Safet Gjici i Kukësit dhe Besnik Kapllanaj i Bylisit nuk kanë lidhje me futbollin dhe janë shumë larg tij”, ka deklaruar Naxhi Shensoji./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online