Çmendet Kamza, zyrtarizon mesfushorin me eksperiencë

Kamza ka nisur të marrë formë. Skuadra ka udhëtuar drejt Ohrit për të zhvilluar fazën përgatitore. Trajneri Bledar Devolli nuk e ka ekipin e plotë, ndërsa po pret surprizat e drejtorit sportiv, Andi Matraxhiu.

Ky i fundit, pasi zyrtarioi Olsi Teqjan paraditen e sotme, ka surprizuar të gjithë me afrimin e Nuredin Orelesit. Faqja e Kamzës e bëri zyrtare disa minuta më parë arritjen e marrëveshjes 1 vjeçare me afrikanin.

Mesfushori ishte pjesë e Vllaznisë sezonin e shkuar, ndërsa këtë vit do të luajë për ekipin e Kamzës. Afrikani ka eksperiencë të madhe në Shqipëri, pasi ka luajtur për Skënderbeun, Dinamon, e së fundmi dhe për shkodranët që u rrëzuan nga Superiorja.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *