Ciro Immobile është basti i fituar i Tares, 2 rekordet e fusin në historinë e futbollit

Vetëm titulli kampion mund të ishte një mbyllje më e mirë e sezonit për Ciro Immobile. Sulmuesi italian ka shkëlqyer këtë vit me Lazion e tij, duke u shndërruar në një makineri golash. Pak kush mund ta mendonte një sukses të këtyre përmasave për Immobile-n, që pa frikë mund të quhet basti i fituar i Igli Tares.

Pas një dështimi te Seville dhe Dortmundi të shumta ishin kritikat në drejtim të drejtorit sportiv shqiptar, që nuk kishin besim te sulmuesi që do të vishte fanellën bardhekaltër. Por koha tregoi se e kishin gabim. plot 36 gola në Serie A mbajnë firmën e tij. Immobile barazon kështu rekordin e Gonzalo Higuain sa i përket numrit më të lartë të golave të shënuar në një kampionat të elitës së futbollit italian.

Ndërkohë 36 golat e realizuat i japin italianit edhe “këpucën e artë“ të Europës, duke ftuar konkurencën me Levandovskin. Kështu falë këtyre 2 rekordeve, Ciro Immobile e sheh veten të hyjë në historinë e futbollit./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online