Kukësi është i detyruar këtë edicion që të luajë larg shtëpisë së tij, kjo për faktin se stadiumi “Zeqir Ymeri” nuk është liçensuar dhe do t’i nënshtrohet një rikonstruksioni të plotë, të paktën kështu është premtuar nga drejtuesit. Programi për ndeshjen mes verilindorëve dhe Tiranës ka ndryshuar totalisht, pasi fillimisht lëvizi orari, ndërsa tani ndryshohet dhe stadiumi.
Ndeshja nuk do të luhet në “Elbasan Arena”, por në “Loro Boriçi”, pasi në stadiumin e Elbasanit do të luajë ndeshjen një javë më pas do të luajë Shqipëria përballjen e saj me Izraelin. Në të tilla kushte Kukësit i është dashur që të gjejë një shtëpi të re. Nënkampionët luajtën dhe në verë në Shkodër, gjatë angazhimeve të tyre në arenën ndërkombëtare, por më pos menduan që të mos qëndonin në veri .
Duhet thënë se Shkodra ishte opsioni i tret i Kukësit, i cili donte të evitonte udhëtimin drejt qytetit verior. Fillimisht u diskutua që ndeshja të luhej në Tiranë, por më pas u hodh poshtë ky opsion. Ideja e dytë ishte që ndeshja të zhvillohej në Kamzë, pasi stadiumi ishte i lirë, por as ky propozim nuk ka gjetur akordin e të gjithëve dhe Kukësi është detyruar që të rikthehet në Shkodër. Ndeshja do të luhet në “Loro Boriçi” të dielën në orën 16:45.