Cilësohej talent, në Indi zbulojnë se falsifikoi moshën me 12 vjet

Nga golashënuesi më i ri në historinë e kampionatit indian, te skualifikimi 6-mujor, pasi kishte falsifikuar moshën. Kjo është historia e pabesueshme e Gurav Mukhi. Sulmuesi luan për Jamshedpur, skuadër e cila renditet e treta në Super Ligën Indiane, drejtohet nga trajneri spanjoll, Sezar Ferrando dhe ka në kontingjent legjendën australiane, Tim Kahill.

Më 7 tetorin e kaluar, Mukhi shënoi kundër Bengalurut vetëm 10 minuta pas aktivizimit nga stoli. Gol që theu rekordin në Indi: asnjë futbollist në histori nuk kishte arritur të shënonte në elitë në moshën 16-vjeçare. Por, lavdia e atij momenti, i krijoi mjaft probleme lojtarit.

Sipas dokumentacionit, Gurav Mukhi kishte lindur më 4 maj 2002. Për fat të keq, karta e identitetit ishte e falsifikuar. Në fakt, lojtari që cilësohej si një talent i madh ishte 28-vjeçar. Për të luajtur në nivele të larta dhe për të shpresuar në një kontratë milionere, ai kishte falsifikuar moshën me plot 12 vjet.

Mashtrimi u zbulua, me lojtarin që pranoi të vërtetën dhe Mukhi u pezullua për gjashtë muaj nga aktiviteti. Një rast i ngjashëm si ai i Eribertos në Serinë A italiane, që më pas rezultoi se quhej Luçiano. Për koeçidencë, ngjarja ndodhi në vitin 2002, kur ish-lojtari i Kievos, Interit dhe Bolonjës pranoi se kishte falsifikuar moshën më 4 vjet.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online