Sokol Cikalleshi vijon të japë sinjale të mira, pas periudhës së dëmtimit. Në mesjavë sulmuesi kavajas shënoi në ndeshjen e kupës, ku Gëztepe triumfoi 4-0. Ditën e sotme ekipi turk, luante ndaj Rizesporit të Vedat Muriqit dhe Samir Ujkanit.
Ndeshja përfundoi me fitoren e pastër të skuadrës së Cikalleshit, me shifrat 2-0. Lajmi i mirë për 28-vjeçarin është aktivizimi i tij në minutën e 63-të, ku zuri vendin e sulmuesit Zherom. Kjo ndeshje është e treta radhazi ku Cikalleshi merr minuta, ku përpara 90 minutave në kupë, ishte aktivizuar dhe në sfidën e kampionatit ndaj Akisarit nga minuta e 62-të.
Gëztepe vijon formën e mirë në kampionat, teksa mban vendin e tetë në kuotën e 18 pikëve. Cikalleshi u mor në huazim nga Osmanlispori këtë verë dhe mbetet për t’u parë në fund tëtij sezoni do të paguhet për kartonin e tij.