Sokol Cikalleshi këmbënguli të largohej këtë verë nga Osmanlispori, por problem ishte kontrata e sulmuesit. Gëztepe e kërkoi që në fillim dhe në fund gjeti marrëveshjen për huazimin e sulmuesit.
Dje Cikalleshi edhe ka debutuar me skuadrën e tij të re. Vinte pas një dëmtimi dhe e nisi nga stoli. Gëztepe shënoi dy gola që në pjesën e parë dhe me rezultatin 2-0 iu gëzua fitores. Sulmuesi kavajas u aktivizua në 10 minutat e fundit dhe pas ndeshjes festoi bashkë me shokët e skuadrës.
Cikalleshi nuk ka qëndruar pa e shprehur vlerësimin e tij edhe për tifozët e Gëztepe, teksa ka postuar edhe një foto të tyre në profilin e tij në “Instagram”.