Bashakshehiri vazhdon fazën përgatitore në Austri dhe Sokol Cikalleshi është njeriu më në formë i skuadrës turke.
Sot Bashakshehiri luajti një miqësore kundër Viteses, një derbi mes Cikalleshit e Rashicës, sfidë që përfundoi në barazim 1-1.
Megjithatë, ndonëse Rashica luajti mirë dhe krijoi disa rreziqe, ishte Cikalleshi ai që gjeti golin, duke barazuar në minutën e 82-të, pak minuta pas barazimit të Viteses.
Një top i humbur nga mbrojtja holandeze bëri që Cikalleshi të përfitonte, duke shënuar golin që konfirmon momentin e tij të shkëlqyer, edhe pse nuk dihet ende a do të qëndrojë në Stamboll, pasi vetë Cikalleshi ka pranuar se synon të luajë rregullisht.
Para ndeshjes të dyja palët nderuan futbollistin e Ajaksit, Abdelhak Nuri, i cili ka pësuar një paralizë dhe dëmtim në tru para pak ditësh dhe nuk do të luajë më futboll.