E bujshme/ Juventusi i rrëmbeu mbrojtësin, Interi kërkon Berat Gjimshitin për të siguruar prapavijën

Interi është vënë në kërkim të një qendërmbrojtësi këtë merkato vere. Objektivi kryesor i zikaltërve ishte Bremeri, por garën për këtë të fundit e fitoi Juventusi, duke paguar 41 milionë euro për kartonin e tij. Në këto kushte, Interi ka hedhur sytë jo shumë larg Milanos, në Bergamo.

Demiral një opsion për nënkampionët e Serisë A, ndërsa emri tjetër vjen po nga Atalanta dhe është ai i Berat Gjimshitit. Sipas “L’Eco di Bergamo”-s, Interi ka nisur kontaktet për një transferim të mundshëm të mbrojtësit shqiptar. Gjimshiti ka një eksperiencë të madhe në Serie A, ku është pjesë e suksesit më të madh në historinë e Atalantës./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online