Chelsea e ruan Armando Brojën si “sytë e ballit”, trajneri i Chelsea reagon për sulmuesin: Nuk e kam dëgjuar deklaratën e FSHF

Armando Broja pritej që të ishte i gatshëm për këtë javë kundër Bournmeouth te Chelsea. Por mesa duket për të parë rikthimin e sulmuesit shqiptar, duhet të presim edhe pak. Mediat prestigjoze britanike raportuan se një trajtim i veçantë po ndiqet për këtë lojtar.

Për shkak të frikës së përsëritjes së një tjetër dëmtimi, Broja duhet të qëndrojë ende në pritje, ndërsa sipas këtyre raportimeve, rikthimi i tij mund të vijë në ndeshjen pas Bournmeouth, kundër Aston Vilës.

Një reagim ka ardhur edhe nga trajneri i Chelsea, Pochetino. I pyetur nga gazetarët rreth deklaratës së kreut të FSHF, Armand Dukës, se Broja mund të jetë në pankinë që në këtë javë, Pochetino është shprehur se nuk e ka dëgjuar këtë deklaratë dhe se Broja nuk do të jetë gati për këtë ndeshje. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online