“Champions League është një ëndërr”, Elton Kale e thotë hapur: Nuk kthehem më në Brazil tani!

Nga Klaudio Ndreca

Elton Kale ka dhënë një kontribut të çmuar tek Tirana me bardheblutë që janë shpallur kampion të Superiores. Në një intervistë për “Meiaofensivo”, lojtari i kryeqytetasve ka treguar edhe ëndrrën e tij të madhe, “Champions League”.

Mjafton vetëm për të qenë në raundin kualifikues dhe menjëherë ndien emocionet ndryshe që të shoqërojnë, për të mos shkuar më tej. Gjithashtu Kale ka treguar jashtë Shqipërisë edhe suksesin e marrë nga Tirana, një ekip që ishte krijuar për t’u shpallur kampion.

“Ne kemi krijuar një ekip që të shpallej kampion. Sidoqoftë, në gjysmën e rrugës ndodhën shumë gjëra dhe ne përfunduam duke ndjekur rrugën e duhur. Kur u kthyem në krye, nuk u larguam më. “Champions League” është një ëndërr. Kam luajtur në raundin kualifikues me Kukësin dy vite më parë. Është një ndenjë që të përshkruan si kur të kesh arritur objektivin tënd. Nuk mendoj të kthehem më në Brazil. Kam më shumë se 10 vite në Europë. Kam shkuar në Portugali, Rusi, Greqi dhe Shqipëri. Nuk e shikoj veten duke luajtur në Brazil”, u shpreh Kale. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *