3>2? E keni gabim, jo në futboll! Rasti i pazakontë te Man.United, 2 pikë e çojnë në “Champions” dhe 3 pikë e largojnë

Nga Klaudio Ndreca

Futbolli nuk është një shkencë ekzakte. Shumë herë është dëgjuar kjo shprehje, ndërsa kuptimi më i mirë jepet me rastin e Manchester United. Djemtë e Solskjaer luajnë ndeshjen e parafundit të “Premier League” në mbrëmje ndaj West Hamit.

Nëse do të arrijnë të fitojnë dhe të humbasin në përballjen e fundit direkte ndaj Leiçesterit, që po luftojnë për “Champions League”, atëherë Manchester United mbetet jashtë. Por nëse ekipi i Solskjaer do të barazojë në këto dy takime të fundit, atëherë do të futet në kompeticionin më të rëndësishëm europian.

Pra me tre pikë nuk mund të kalohet më tej, ndërsa me dy pikë do të jenë pjesë e “Champions League”. 3>2 nuk është gjithmonë e saktë në futboll, pasi vjen edhe e kundërta. Manchester United dhe Leiçester po luftojnë për vendin e katërt me 62 pikë të barabarta, por “djajtë e kuq” kanë një takim tepër për të zhvilluar, ndërsa Leiçesterit i mbetet vetëm ndeshja direkte. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online