“Vendimi ka ardhur, por nuk është bërë publik”! Skënderbeu reagon zyrtarisht: Mos aludoni!

Në emisionin “Zona Gol” ishte gazetari Endi Tufa i cili u shpreh se vendimi i Gjykatës Federale mund të ketë mbërritur te Skënderbeu, por nuk është bërë ende publik. Data ekzakte për mbërritjen e vendimit ishte 1 korriku dhe sipas Tufës janë bërë vërtet shumë ditë, për të pasur një shtyrje të logjikshme. Megjithatë këtë herë është vetë Skënderbeu që ka reaguar zyrtarisht. Nëpërmjet një publikimi të fundit korçarët sqarojnë se nuk është mbërritur asnjë vendim dhe në momentin që do ta kenë, atëherë do të shpërndahet edhe për publikun.

Deklaratë për shtyp!

Duke marrë parasysh aludimet e vazhdueshme në mediat vizive, online dhe në shtypin e shkruar, KF Skënderbeu kërkon të sqarojë opinionin publik dhe sportdashësit bardhekuq se nuk ka ende një vendim përfundimtar nga gjykata Federale në Zvicër në lidhje me apelimin e kryer nga klubi.

Vendimi i cili pritej në fund të muajit qershor është shtyrë për shkak të situatës së krijuar nga Pandemia COVID-19 dhe nuk ka një datë fikse për publikimin e vendimit përfundimtar.

Klubi i Futbollit “Skënderbeu” mbetet në pritje të vendimit dhe sigurojmë tifozët dhe opinion publik se çdo vendim do të publikohet në kohë reale jo vetëm nga klubi por edhe nga Gjykata Federale.

Iu bëjmë thirrje mediave të mos aludojnë me lajme krejtësisht të paverteta duke pasur parasysh dhe ndjeshmërinë që ka çështja në fjalë për klubin dhe tifozët e Skënderbeut.

Me respekt,
KF Skënderbeu

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online