“Çfarë të bëj?”/ Klaus Gjasula flet pas rekordit të kapur në Bundesligë: Nuk i pranoj urimet tani!

Nga Klaudio Ndreca

Klaus Gjasula ka barazuar rekordin e Tomasz Hajtos që kishte marrë 16 kartona të verdhë në Bundesligë gjatë vitit sezonit 1998-1999. Asnjë futbollist nuk e kishte prekur më këtë shifër përgjatë ndeshjeve që ka zhvilluar në kampionatin gjerman, por mesfushori shqiptar e ka arritur dhe me shumë gjasa do ta kalojë pasi kanë mbetur ende disa takime nga fundi. Në një prononcim të shkurtër pas ndeshjes kundër Leipzig, atje ku do të ndëshkohej në minutën e 21, Gjasula ka thënë se nuk i pranon urimet, në një kohë që Paderborni është pranë rënies.

“Çfarë të bëj? Kjo është mënyra ime e të luajturit. Unë thjeshtë marrë kartonë të verdhë më shpesh. Shkoj në këmbën e kundërshtarit shumë lehtë, megjithëse kjo është e paqëllimshme. Nuk i godas rivalët dhe trajneri i Leipzig e di shumë mirë këtë gjë. Nuk i pranoj urimet tani”, ka thënë Klaus Gjasula. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *