Legjenda Wesley Sneider rikthehet pas në kohë me një shije pendese, “Mund të bëhesha si Messi e Ronaldo, por vendosa të shijoja jetën

Ylli holandez i futbollit, Wesley Sneijder, ka thënë se  i kishte patur mundësitë për të qenë në nivelet e yjeve botërorë,  Cristiano Ronaldos dhe Lionel Messit, por nuk ishte i përkushtuar ndaj futbollit në krahasim me të dy lojtarët.

Për një intervistë të zhvilluar me agjentin  italian, Di Marzio, hollandezi ka treguar se si e kalonte natën në kohën kur ishte në kulm të karrierës “Kam mundur të bëhesha si Messi ose Ronaldo. Thjesht nuk doja të bëhesha i tillë. E kam shijuar jetën, ndoshta pija një gotë (verë) në darkë. Leo dhe Cristiano janë ndryshe, ata kanë bërë shumë sakrifica. Megjithatë , është në rregull, karriera ime ishte mahnitëse”, ka deklaruar Sneijder në një prononcim për DiMarzio.

35-vjeçari hoqi dorë nga futbolli në vitin e kaluar pasi kishte fituar trofe të mëdha gjatë karrierës, si edhe kishte bërë 134 paraqitje me kombëtaren e Holandës. Në vitin 2010, ai ishte konkurrent për Topin e Artë, por nuk arriti të dalë fitues përballe argjentinasit Lionel Messi. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online