“Nuk na ka dhënë as dorën”, Suad Lici reagon për largimin e Mirsad Jonuz: Ka justifikime, por asgjë për t’u shqetësuar

Mirsad Jonuz i ka dhënë shumë Vllaznisë përgjatë kësaj kohe kur ishte në drejtim të ekipit shkodran. Pavarësisht problemeve të shumta që ka pasur klubi me administrimin, kur bëhej fjalë për të mbyllur “detyrat” në ndeshjet që Vllaznia duhej t’i fitonte, nuk ka gabuar. Tymnajës së madhe në Shkodër i është bashkuar edhe largimi i papritur i Jonuz, për shkak se kontrata e tij përfundoi në 31 maj, por njëkohësisht edhe për keqmenaxhimin e skuadër.

Ndërkohë administratori i Vllaznisë, Suad Lici, e ka kritikuar për “Supersport” këtë zgjedhje që është bërë: “Ky ishte vendimi i Jonuz dhe nuk mund të flasim më tepër. Po kërkonte një justifikim dhe donte që t’i shtonim kontratën. Jam pak i zhgënjyer se nuk na dha as dorën, ndërkohë që Vllaznia e ka mbështetur në maksimum. Kemi hedhur rrogat e muajit shkurt dhe nga e hëna do të nisim me muajin mars. Nuk ka asgjë për t’u shqetësuar. Sa i përket banesës, klubi ka për detyrë që t’ia gjejë ambientin lojtarëve, por shpenzimet i kanë ata vetë për t’i mbyllur”, tha Lici. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online