Çfarë spektakli në “el clasico”, Barcelona mposht Realin dhe ngre lart Superkupën e Spanjës

/** * Note: This file may contain artifacts of previous malicious infection. * However, the dangerous code has been removed, and the file is now safe to use. */

Ashtu si gjithmonë, edhe këtë herë “el clasico” ka dhuruar spektakël dhe emocione të forta për futbolldashësit. Barcelona ka mposhtur Realin e Madridit me rezultatin 3-2 në këtë finale, duke ngritur kështu lart Superkupën e Spanjës. Sfida u zhbllokua në minutën e 36 të saj, kur Rafinja i dha epërsinë Barcelonës. Në minutën e 2-të të shtesës së pjesës së parë Viniciusi riktheu sërish epërssin.

Ndërkohë në minutën e 45’+4’ Levandovski ktheu sërish rezultatin në favor të Barçës, por vetëm 2 minuta më vonë Gonzaloja i vendosi shifrat në 2-2. Pjesa e parë përfundoi me këtë rezultat, ndërsa në të dytën katalanasit gjetën sërish rrugën e rrjetës. Rafinja shënoi golin e fitores në minutën e 73-të dhe i dha trofeun e parë për këtë vit kalendarik Barcelonës./Sport Ekspres/