“Çfarë prisnit ju? Të luanim miqësore këtu“, Guardiola pas barazimit: Njerëzit presin të fitojmë nga 0-4, më falni por nuk mund ta bëjmë këtë

Manchester City ka barazuar 1-1 kundër Leipzig-ut në përballjen e tyre të parë në fazën e 1/8-ve në Champions League. Ky rezultat është parë si një dështim në sytë e opinionit sportiv, por jo për Pep Guardiolën. Trajneri spanjoll ka deklaruar pas përfundimit të ndeshjes se njerëzit presin që City të fitojë me goleada, por diçka e tillë nuk është e lehtë për t’u realizuar në këtë kompeticion.

“Çfarë prisnit ju? Që do të luanim një ndeshje miqësore këtu? Njerëzit presin që ne të vijmë këtu dhe të fitojmë 0-5. Nuk është ky realiteti. Është një kompeticion që në fazën e grupeve shumë ekipe janë eliminuar. Jemi një ekip i mirë që bëjmë shumë-shumë gjëra të mira dhe vazhdojmë ta bëjmë këtë. Njerëzit presin që ne të vijmë këtu dhe të fitojmë 0-4. Më falni, por nuk mund ta bëjmë këtë”, ka deklaruar Pep Guardiola./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online