I ndau dhe evitoi përplasjen fizike mes shokëve të ekipit, Calhanoglu tregon sherrin mes Onanës dhe Dzekos: Të gjithë qeshëm në fund

Interi arriti të fitonte me shifrat 1-0 ndaj Portos. Në këtë ndeshje kishte edhe një moment përplasje mes lojtarëve zikaltër. Onana do të përplasej me Dzekon pasi ky i fundit nuk spastroi një top në zonën e Interit. Calhanoglu zgjodhi që të qetësonte portierin për të mos shkuar në skena më të shëmtuara. Në fund mesfushori foli edhe për këtë situatë.

“Dzeko? Onana? Epo shiko, ne jemi në Champions League, po hyjmë në fazat më të rëndësishme dhe prandaj jemi nën adrenalinë. Gjithçka shkoi mirë në fund të ndeshjes. Ne të gjithë po qeshnim. Situata të tilla ndodhin kur ndeshjet janë të tensionuara dhe rezultati ka rëndësi të madhe”, tha Calhangolu. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online