VIDEO/ Situata e çuditshme te Interi! Portieri Onana u zu me Dzekon në fushë, zbulohet arsyeja e sherrit mes shokëve të ekipit

Disa gjëra të çuditshme kanë ndodhur kohët e fundit te Interi, sepse kjo është hera e dytë në vetëm dy javë që kemi parë lojtarët e tyre të grinden me njëri-tjetrin në fushë gjatë një ndeshjeje.

Kështu bënë Romelu Lukaku dhe Nicolo Barella në ndeshjen kundër Sampdorias dhjetë ditë më parë dhe sonte Onana dhe Dzeko treguan se atmosfera në skuadrën e Interit padyshim nuk është më e mira.

Asnjë gol në Meazza pas pjesës së parë, megjithëse pamë disa raste të shkëlqyera nga të dyja palët. Gjithsesi, kryefjala është sherri mes Onanës dhe Dzekos, që me siguri i ka lënë njollë pjesës së parë në Meazza.

Onana ka shkuar në drejtim të Dzekos dhe e ka sulmuar verbalisht në një pushim. Mediat italiane shkruajnë se Onana dhe Dzeko po debatonin në gjuhën angleze dhe se shihej qartë se portieri i thoshte që të mbyllte gojën. Arsyeja e sherrit ishte rasti kur Dzeko nuk zgjodhi që ta largonte topin nga zona e tij dhe e rrezikoi seriozisht Interin, por në atë moment lojtari i Portos bëri faull. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online