Çfarë ndikimi që ka futbolli! Sherri i Nejmar me Alvaro Gonzalez, e merr në mbrojtje edhe Qeveria e Brazilit

0

Ndikimi që ka futbolli në botë është vërtet i madh dhe jo më kot në shumë shtete është kthyer në industrinë të fuqishme. Një tjetër rast që vjen si dëshmi e pastër është ajo që ndodhi në sherrin mes Nejmar dhe Alvaro Gonzalez. Të dy futbollistët janë përplasur së bashku duke pasur edhe kontakt fizik në ndeshjen e fundit ku PSG humbi me shifrat 0-1 ndaj Marsejës. Sipas sulmuesit brazilian, kundërshtari ka bërë thirrje raciste dhe e ka etiketuar si “majmun”.

Kundërpërgjigja e dhënë nga talenti brazilian nuk ishte më shembullore pasi e goditi dhe tashmë mbetet në pritje të një dënimi të rëndë në Francë. Nga ana tjetër për t’i ardhur në mbështetje këtij futbollisti ka menduar Qeveria e Brazilit. Nëpërmjet një reagimi kjo Qeveri tregon gjithë mbështetjen e saj karshi Nejmar.

“Jemi përballur me një rast të ri racizmi në sport dhe ne si Ministri e Të Drejtave të Njeriut, Familjes dhe Femrës tregojmë gjithë sensibilizimin tonë me Nejmar. Ai u etiketua si majmun nga Alvaro Gonzalez dhe e nxorrën nga fusha pas reagimit që bëri. Kjo nuk është hera e parë që Nejmari është viktimë e racizmit në futboll”, shkruhet në reagim. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.