Jo vetëm Marash Kumbulla, shihni Romën e frikshme për sezonin e ardhshëm

0

Transferimi i Marash Kumbullas tek Roma është çështje orësh, teksa pritet që 20 vjeçari të kryejë testet mjekësore dhe të firmosë me “verdhekuqtë”. Kryeqytetasit arritën të mposhtnin konkurencën e gjigandëve italianë, Interit dhe Milanit, të cilët ishin favoritë për të marë shërbimet e lojtarit të Kombëtares Shqiptare. Megjithatë Kumbulla nuk do të jetë transferimi i fundit i Romës, pasi edhe sulmuesi i Napolit, Milik, mund t’i bashkohet skuadrës së udhëhequr nga Paulo Foncesca.

Në datën 25 gusht, Roma kompletoi kalimin e Pedro Rodriguez, një lojtar mjaft i shpejtë në krah, i cili ka edhe eksperiencën e duhur për të fituar trofe. Spanjolli ka luajtur me ekipe legjendare si Chelsea dhe Barcelona. Gjithashtu “verdhekuqtë” arritën rinovimin me ish lojtarin e Arsenalit, Mkhitaryan i cili do të vazhdojë të jetë një përforcim i skuadrës në luftën për Top-4 në Seria A.

Skema e ardhshme e Romës pritet të jetë 3-4-2-1, ku në mbrojtje pritet të zënë vend talente si Mancini e Kumbulla.
Në foton e poshtme kini mundësi të shihni 11-shen e parashikuar nga Transfermarkt për ekipin e drejtuar nga Paulo Foncesca. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.