Luis De La Fuente ka folur për mediat si kampioni më i ri i botës. Trajneri spanjoll ka deklaruar se ekipi i tij duhet të kishte shënuar gol më herët, por Martinezi bëri një punë të shkëlqyer në portë. De La Fuente ka zbuluar gjithashtu se disa prej lojtarëve spanjollë e pyetën pas ndeshjes se çfarë u kishte mbetur tashmë për të fituar. Ndërkohë kreu i pankinës iu përgjigj shkurtimisht: “Ndeshja e shtatorit”.
“Mendoj se ndeshja duhej të ishte vendosur shumë më herët. Pritjet e Dibu-së na penguan të fitonim më shpejt. Duhet të kishim marrë epërsinë më herët, por është një finale e Kupës së Botës dhe duhet të vuash edhe kundër dhjetë lojtarëve, dhe ne jemi të përgatitur për çdo gjë.
Pas ndeshjes, disa lojtarë më pyetën se çfarë na ka mbetur ende për të fituar. Dhe unë u thashë, ndeshja në shtator. Kemi ende shumë për të fituar”, ka deklaruar Luis De La Fuente./Sport Ekspres/