Nga Klaudio Ndreca
Në Shqipëri kemi nevojë së tepërmi për leksionet e modestisë, që të marrim shembullin më të mirë edhe në rastet kur mendojmë se kemi prekur “qiellin” me dorë. Në fakt historia e Pedrit, talentit 17-vjeçar të Barcelonës mund të dhurojë vetëm leksione në të gjithë kuptimin e fjalës.
I aktivizuar në minutën e 73 të takimit, djaloshi katalanas do të tundte rrjetën e Ferencvaroshit vetëm 20 minuta më vonë pas aktivizimit të tij. Padyshim që ky revolucion që po nis te Barcelona duke iu besuar më shumë talenteve të rinjë nuk mund të sjellë rezultate të menjëhershme dhe do të prish disi humorin e tifozëve, por është duke u siguruar sundimi për të ardhmen, si në kohën e artë.
Thjeshtësia e një 17-vjeçari si Pedri të lë vërtet të habitur. Futbollisti i Barcelonës ka ardhur në stadium me një qese plastike të supermarketit ku kishte grumbulluar sendet e tij. Gjithashtu edhe në largim pas ndeshjes ka marrë një taksi pasi nuk e ka mbushur ende moshën për të bërë patentën dhe për t’u larguar drejt shtëpisë me makinën e tij. E në fund, largimi vjen me ndjenjën më të bukur për Pedrin pasi ka shënuar një gol në “Champions League” me fanellën e Barcelonës. /Sport Ekspres/
Pedri arrived tonight with his stuff in a plastic bag from the supermarket. He left in a cab. In between all that he scored a champions league goal for FC Barcelona. pic.twitter.com/BI7jYszu0T
— total Barça (@totalBarca) October 20, 2020