Çfarë gjobe, Nejmar paguan shtrenjtë rebelimin!

PSG ka nisur fazën përgatitore për seoznin e ri, por Nejmar nuk është bashkuar me skuadrën.

Sipas babait të tij, Nejmar ka impenjime për të cilat e kishte lajmëruar klubin, por PSG ka mohuar, duke bërë të qartë se vonesa nuk ishte e parashikuar dhe se lojtari do të japë llogari.

Sipas klubit, do të merreshin masa dhe nga Brazili UOL Esporte raporton se sulmuesi ka marrë një supergjobë.

Plot 375.000 euro do t’i mbahen Nejmarin nga paga, shifër që do të shumëfishohet nëse braziliani vijon të mos paraqitet.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *