Jemi mësuar të shohim garë të fortë për fitimin e trofeve dhe kualifikimin në kompeticionet europiane, por emocionuese dhe plot rivalitet mbetet edhe lufta për qëndrimin në kategori.
Askush nuk dëshiron të rrëzohet. Diçka e tillë do të ishte katastrofike dhe një dhimbje e madhe për tifozët. Në divizionin e tretë të futbollit anglez (League One), 13 skuadra po luftojnë fort mes tyre për të shmangur dështimin.
Kjo kategori ka 24 ekipe. Dy të parat kalojnë një kategori më lart, ndërsa vendi i tretë deri në të gjashtin luajnë ndeshjet “play off” për sigurimin e biletës së tretë.
Nga kategoria zbresin katër ekipet e fundit. Nga vendi i 12-të (Plejmuthi) e deri në vendin e 21-të, që përkon me ekipin e fundit që rrëzohet nga kategoria (Ualsall), janë vetëm 3 pikë diferencë.
Dhjetë ekipe ndahen vetëm nga një fitore dhe gara për të shpëtuar sezonin do të jetë e ashpër deri në sekondat e fundit. Deri në fund kanë mbetur edhe tetë “finale” dhe pritet me emocion lufta e fortë midis 13 ekipeve, nga të cilat katër prej tyre do rrëzohen një kategori më poshtë.
There’s only 3 points between 12th and 21st in League One! It’s a THIRTEEN team relegation battle ?? pic.twitter.com/IZMIYEPm49
— Soccer AM (@SoccerAM) March 18, 2019