Çfarë gafe e Çelsit, zbulohet rastësisht blerja e parë!

Gabojnë edhe klubet e mëdha dhe mundohet të korrigjohen, por në ditët e sotme është e vështirë që mediave t’u shpëtojë diçka. Mateo Kovaçiç do të jetë pjesë e Çelsit në vazhdim dhe kjo është zbuluar rastësisht, pasi klubi e ka postuar në aplikacionin zyrtare të klubit, “The Fifth Stand”.

Jo vetëm bëhet me dije nënshkrimi me mesfushorin kroat, por zbulohen edhe fjalët e para që ai ka thënë për faqen zyrtare të klubit. “Pas nënshkrimit për t’u transferuar përfundimisht në ‘Stamford Bridge’, vjet ishte i huazuar nga Reali i Madridit, vendosëm të kontaktojmë Mateo Kovaçiç dhe t’ i marrim përshtypjet e para”, thuhet në postimin e bërë nga Çelsi.

Më tej zbulohen edhe fjalët e p[ara të thëna: “Është një ndjenjë e pabesueshme të nënshkruaj me Çelsin, së pari si i huazuar dhe tani me një marrëveshje përfundimtare. Është një klub fantastik., me shokë shumë të mirë, me të cilët së bashku kemi luajtur një futboll të mirë. Jam shumë i lumtur të qëndroj këtu dhe jam shumë krenar që jam lojtar i Çelsit”.

Postimi i bërë nga klubi i Çelsit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *