Çfarë beteje për djaloshin e artë shqiptar! Interi nxjerrë jashtë loje Lacion, 30 milionë euro dhe dy lojtarë

Nga Klaudio Ndreca

Marash Kumbulla është djaloshi shqiptar i artë, duke pasur vlerën më të madhe nga të gjithë futbollistët e Kombëtares. Prestigjozja italiane “Corriere dello Sport” ka zbardhur edhe situatën e fundit sa i përket transferimit të Kumbullës.

Lacio dukej më pranë nënshkrimit, por së fundmi është oferta e Interit që bind më tepër drejtuesit e Veronës. Zikaltërit kanë ofruar 30 milionë euro dhe kartonat e dy lojtarëve, Edie Salcedo dhe një tjetër futbollisti nga primavera, emri i së cilit nuk është bërë ende publik.

Nga ana tjetër Igli Tare është dorëhequr dhe po sheh për një tjetër alternativë. Kjo pasi Lacio nuk ofron më shumë sesa 20-22 milionë euro dhe Andre Anderson. Lotito nuk ka në plan që të rrisë më tepër shumën dhe kjo ishte oferta e fundit në ankandin e hapur për Kumbullën. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online